Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri duke komentuar situatën në të cilën po gjendet Kosova që nga vendosja e taksës 100% ka thënë se SHBA-të nuk kanë kërkuar largimin e tërësishëm të taksës 100%, raporton Gazeta Blic.
Ai tha se SHBA-të vetëm kanë kërkuar që taksa të pezullohet deri në një afat të caktuar.
“Duhet të themi se taksa ishte befasi për aleatët. Për brenda taksa e ka pasur efektin e vet. Aleatët nuk kanë thënë largojeni taksën. Kanë thënë që të pezullohet. Nëse procesi ecë mirë atëherë ajo të hiqet por nëse nuk hiqet atëherë të merren edhe masa tjera reciprociteti” tha Hziri.