Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Haziri e Kamberi pajtohen që Lugina duhet të jetë pjesë e Kosovës

    16/01/2019 | 15:39
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në kuadër të bashkëpunimit ndërkomunal dhe bashkëpunimit në mikroregjionin, ka mbajtur takimin e parë për këtë vit me kryetarin e Bujanocit dhe njëherësh edhe kryetar i PVD-së, Shaip Kamberi, me temën kryesore për zgjidhjen e qëndrueshme të problemit të shqiptarëve në Kosovën Lindore.

    Haziri ka thënë se angazhimi i Komunës së Gjilanit do të jetë angazhim i përbashkët vëllazëror dhe mbështetës në zgjidhjen e drejtë politike të të drejtave, në përputhje me referendumin që shqiptarët në këto tri Komuna e kanë dhënë në kohën më të vështirë në vitin 1992.

    “Ndërsa, në bashkëpunimin ndërkomunal ne nuk kemi asnjë lloj problemi dhe bashkërisht jemi të integruar edhe në organizata evropiane. Puna jonë e vazhdueshme është në interes të qytetarëve tanë dhe mbështetja për këto tri komuna do të jetë në trajtimin e tërësishëm të tyre dhe jo trajtim parcial”, ka thënë Haziri pas takimit.

    Kurse kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka potencuar se falë mbështetjes së kryetarit Haziri, trajtimi ndërshtetëror i Kosovës Lindore do të jetë i domosdoshëm në aspektin e marrëveshjeve të përbashkëta politike me çka ndikohet direkt edhe në përmirësimin e kushteve të qytetarëve në këto tri komuna.

    “E falënderojmë kryetarin Haziri për qëndrimin e tij të qartë në përkrahjen e aspiratës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës si tërësi territoriale që të jenë pjesë e Kosovës, në një marrëveshje të përbashkët ndërshtetërorë. Duhet të respektohet parimi i kufijve komunal dhe i pronës sepse në shumicën e territorit të Luginës jeton popullsia shqiptare dhe kanë pronat e tyre”, është shprehur Kamberi.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës
    • Osmani përmbyll vizitën dyditore në Zvicër: Historike për Republikën e Kosovës
    • Njësitë ajrore të SHBA-së, Zvicrës e Hungarisë realizojnë fluturime në formacion në gjithë Kosovën
    • Arbër Vokrri shkarkohet nga pozita e zv.ministrit, pasi akuzoi ndërkombëtarët se nxitën trazira në veri
    • Zyrtare: Kosova zbulon një tjetër kundërshtar për miqësore
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.