Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Haradinaj zotohet për zhvillim ekonomik, thotë se janë 11 investues potencial që pritet të investojnë në Kosovë

    14/01/2019 | 09:48
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe një herë ka përsëritur se viti 2019 do të jetë vit i ekonomisë.Madje, ai tha se përkundër sfidave që mund ti kenë gjatë këtij viti do të përpiqen që të mbeten të fokusuar në ekonomi.Këto komente kryeministri i Kosovës i ka bërë gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.

    “Viti që shkoj ka qenë një vit më shumë i infrastrukturës ligjore, rend dhe ligj. Ky vit është i ekonomisë dhe do ti kthemi seriozisht temave ekonomike. Edhe pse në Kosovë e kemi politikën tatimore më të favorshme në rajon, por dëshirojmë prapë që ti dëgjojmë investitorët. I kemi 11 investues potencial që pritet të investojnë në Kosovë. Ligji i punës është miratuar dhe është përcjellë në Parlament, ajo që është e rëndësishme është çështja e lehonisë. Ligji për festat zyrtare nuk ka avancim, ka mbetur ashtu siç ka qenë”, tha ai.Kryeministri ka thënë se sfidë mbetet implementimi i ligjeve. “Ne kemi plotë sfida implementuese në Kosovë, ne nuk është se nuk hartojmë ligje, por dobësitë tona hetohen kur bëhet fjalë për implementim”, tha ai.Ministri i MTI-së, Endrit Shala, u shpreh se do të angazhohen që të ketë zhvillim më të madh ekonomik gjatë këtij viti.

    “Tërheqjen e investimeve në vend. Duke qenë se këtë vit qeveria e ka shpallur vit të ekonomisë do të angazhohemi në përmirësimin e jetesës së qytetarëve të Kosovës, zhvillim ekonomik dhe prurjen e investimeve të huaja”, tha ai.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Zyrtare: Kosova zbulon një tjetër kundërshtar për miqësore
    • Hasani: Shteti i Kosovës nuk është Albin Kurti, ai duhet të largohet së bashku me ministrat që janë deputetë
    • Bajrami: Për t`u formuar institucionet e Kosovës duhet një qeveri kalimtare
    • Konfirmon Policia: Katër të lënduar nga aksidenti në Kçiq të Mitrovicës
    • “Nxënës i shkëlqyer” – shkolla reagon për vdekjen e 15-vjeçarit në Bërnicë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.