Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Haradinaj viziton Ferronikelin: Investitorët në Kosovë kanë partner dhe nuk janë vetëm

    21/01/2019 | 14:22
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    “Investitorët në Kosovë kanë partner, dhe nuk janë vetëm”, kështu tha kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës që sot i bëri Ndërmarrjes së re Ferronikeli, ku pa nga afër zhvillimet në këtë kompani.
    Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, pasi falënderoi Grupin Balfin për investimin në Ndërmarrjen Ferronikeli, tha se kjo kompani është një prodhues dhe eksportues i madh, si dhe investim me rëndësi për Kosovën.

    “Janë disa vështirësi që do t’i kalojmë bashkë. Janë 800 të punësuar të rregullt dhe është interes i yni që vështirësitë që i kemi t’i tejkalojmë bashkë. Njëkohësisht, është interes i yni të përçojmë porosinë që investitorët në Kosovë kanë partner, dhe nuk janë vetëm”, theksoi kryeministri Haradinaj, duke shtuar se nga Ferronikeli do ta dërgojnë porosinë për të gjithë investitorët e tjerë potencialë që të investojnë në vendin tonë.

    Drejtori i Balfin Group, që tash ka në pronësi kompaninë “NewCo Ferronikeli”, Samir Mane, e ka falënderuar kryeministrin Haradinaj për vizitën e sotme, ku e njoftuan nga afër me ambientin, prodhimin në Ferronikel, si një nga fabrikat më të rëndësishme për Kosovën, po ashtu edhe për ecurinë e këtyre muajve prej se e kanë marrë fabrikën në pronësi.

    “ Po ashtu diskutuam edhe planet për të ardhmen për një bashkëpunim më të madh si me qeverinë lokale por edhe atë qendrore”, tha z. Mane.

    Më pas kryeministri i Haradinaj i shoqëruar nga Presidenti i Grupit Balfin, Samir Mane, dhe kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, vizitoi departamentin e prodhimit ku pa nga afër procesin e prodhimit dhe nga përfaqësuesit u njoftua me procesin e punës dhe përpunimit të metalit në këtë fabrikë.

    Kryeministri Haradinaj, po ashtu ka vizituar edhe mensën e Ferronikelit, ku ka drekuar bashkë me punëtorët e kësaj fabrike.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Digjet një shtëpi në Abri, zjarri më pas përfshin edhe objekte tjera e bagëti
    • NISMA njofton se nesër mban Kuvendin Zgjedhor – Do të zgjidhen kryetari, këshilli dhe kryesia
    • Serbia lëshon fletarrestim për policin e Kosovës në lidhje me incidentin në veri
    • Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që përhapi ideologji ekstreme fetare
    • “Qeveria mbijeton, Kosova humb”, Tahiri i AAK-së thotë se efektet e bllokadës institucionale janë kolosale
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.