Kryeministri Ramush Haradinaj ka rikujtuar një përleshje që ka ndodhur në ditët e para kur kanë filluar të vijnë rusët në Kosovë.
Ai tha se Rusët kanë ardh dhunshëm në Kosovë, nuk kanë qenë të ftuar nga KFORI.
“Rusët nuk kanë qenë forca paqësore. Kanë ardh në Rahovec e ne Peje, ata kanë ardh me i marr do topa në Pejë dhe na i kemi ndal. Në rastin konkret une e hongra se kenë një veturë e UNMIK-ut. Më ndalën për dokumenta dhe unë s’dojsha me u ndal se kisha takim. I lashë dokumentat për cerifikim edhe u nisëm dolën rusët dhe e sulmuan Ahmetin dhe në atë moment unë i kam ra,njanit e godita në fytyrë e ia theva syzat e diellit,. Na kanë rreh, jemi rreh por ne fakt ata na kanë rreh nja gjysmë ore. Kur shkum në Malishevë u cunë krejt populli se më njofshin edhe me kanë dashtë” tha Haradinaj./Gazeta inFokus/