Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me Qamil Isufin, kryetarin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, të cilët diskutuan për hapat që ka ndërmarrë Qeveria e vendit në reformën fiskale për të krijuar një ambient të volitshëm për të bërit biznes, njofton Klan Kosova.
“Viti në të cilin sapo kemi hyrë do të jetë vit i ekonomisë dhe vendeve të reja të punës. Vlerë e shtuar është rrjetëzimi i bizneseve vendore me ato të jashtme, duke krijuar kështu kompani të përbashkëta që garantojnë prosperitet të ekonomisë sonë”, shkruan Haradinaj në rrjetin social Facebook