Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Haradinaj: Sot s’jemi më të dobët se kur kishim përballë Millosheviçin

    29/01/2019 | 17:42
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore për dëshmorët dhe martirët e rënë për lirinë e Kosovës në Bishtazhin dhe Rogovë të Hasit.

    Në fjalimin e tij, Haradinaj ka thënë se për të gjithë luftëtarët e UÇK-së, vdekja ishte çdo ditë afër tyre dhe i zuri këtu ku i zuri, raporton Indeksonline.

    “Neve na ra shumë rëndë në luftë, nuk ka pasur ditë më humbëse në zonën e Dukagjinit për të humbur njerëz kaq të zot. Ndoshta ndonjëri do shpëtonte sikur ti merrnin armët e veta, por pak para se të niseshin i dorëzuar armët e tyre. Në vend që të merrnin më shumë karikator, ata i dorëzuan, i dhuruan secilit nga një. Kjo tregon sa të dhënë pas lirisë ishin ata që luftuan, e ajo qëndrueshmëri e solli Kosovën ku është sot”, ka thënë Haradinaj.

    Sipas tij, sikur mos të ishte puna kështu, sikur me 23 mars 1999, do të deklaronin një lodhje, dorëzim apo ndërprerje të luftës, atëherë nuk do të ndodhte 24 marsi.

    “Sikur një ditë përpara të dilte dikush de të thoshte se pajtohen me autonomi, atëherë s’do të ndodhte kjo. Nëse një ditë përpara dorëzohemi dhe themi kaq e kemi insistimin. Nëse sot e ndalim taksën, do të thotë jemi pajtuar deri këtu dhe kaq kemi për të drejtën tonë. Nëse ndonjëherë mbi ne bëhet presion, s’do të thotë se duan të na ndalin pa mbërri te e drejta jonë. Ne nganjëherë nuk duhet të lexojmë vetëm të lehtën, atëherë më lehtë do të ishte të ndaleshim e mos të pranonim autonomi, edhe atëherë ka pasur ky vend njerëz që e din çka duan, ka sot, e do të ketë gjithnjë. Ky vend duhet të njoh të drejtën e vet, mos të harroj kërkush se nuk jemi më të dobët se kur ishim përballë Milloshevicit”, ka theksuar Haradinaj.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Zyrtare: Kosova zbulon një tjetër kundërshtar për miqësore
    • Hasani: Shteti i Kosovës nuk është Albin Kurti, ai duhet të largohet së bashku me ministrat që janë deputetë
    • Bajrami: Për t`u formuar institucionet e Kosovës duhet një qeveri kalimtare
    • Konfirmon Policia: Katër të lënduar nga aksidenti në Kçiq të Mitrovicës
    • “Nxënës i shkëlqyer” – shkolla reagon për vdekjen e 15-vjeçarit në Bërnicë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.