Kanë nisur homazhet në hollin e Kuvendit të Kosovës, pranë arkivolit të zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci i cili humbi jetën gjatë ditës së djeshme në Brezovicës.
Homazhe ka bërë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me kabinetin qeveritar.
Madje, Haradinaj ka shkruar edhe në librin e zisë, të vendosur pranë hollin e Kuvendit.
Ndryshe, përveç zyrtarëve, një numër i madh i qytetarëve tashmë kanë nisur të vijnë për të nderuar Dacin.
Arian Daci, humbi jetën gjatë ditës së djeshme derisa ishte duke skijuar duke u goditur nga një ortek bore. /Indeksonline/