Kryeministri Ramush Haradinaj ka shpjeguar se si i kishte treguar presidentit Ibrahim Rugova se do të dorëhiqej nga posti i të parit të ekzekutivit, 100 ditë pasi mori këtë detyrë.
Haradinaj u detyrua që ta lë Qeverinë për shkak se u ftua nga Gjykata e Hagës.
“U mërzit shumë”, tregoi Haradinaj.
“Ish kanë tu qajtë. I pikshin lotët. Ai më ligu se unë isha i fortë”, ka treguar Haradinaj në Pressing të T7.