Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova ka rritjen më të madhe ekonomike në Ballkanin Perëndimor prej 4.5 përqind.
Por, sipas tij kjo nuk pritet të jetë rritja e vetme, duke theksuar se po punohet që ajo të rritet edhe më tej, shkruan Indeksonline.
“Kosova ka rritjen më të madhe në Ballkanin Perëndimor me 4.5%. Me ndërtimin e termocentralit Kosova e Re, nga Countorur Global kjo rritje pritet që të arrijë deri në shtatë përlind. Kjo kontratë prej 1.3 milionë euro do t’i sigurojë Kosovës pavarësi energjike ”, ka thënë Haradinaj përmes një postimi në Twitter.
Projekti i Kosovës së Re është ndër projektet më të rëndësishme në Kosovë deri në sot, ai pritet që të ndikojë në uljen e vlerave të ndotjes nga termocentralet në Obiliq dhe do të sigurojë furnizim të rregullt me energji elektrike në vend./Indeksonline/