Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Haradinaj priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Psikologëve të Kosovës

    26/01/2019 | 13:34
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Psikologëve të Kosovës, të udhëhequr nga Ilir Havolli, kryetar, me të cilët bisedoi për zhvillimet e përgjithshme në të gjitha fushat, posaçërisht në arsim dhe shëndetësi.

    Me këtë rast, kryeministri Haradinaj është njoftuar nga përfaqësuesit e shoqatës për punën, të arriturat dhe sfidat e kësaj shoqate, në të njëjtën kohë para kryeministrit të vendit ata shfaqën kërkesat e tyre për nevojën e gjithëpërfshirjes së psikologëve në të gjitha segmentet e jetës publike.

    Kryeministri Haradinaj me këtë rast ka shprehur vullnetin e tij dhe të Qeverisë së vendit për përkrahjen e vazhdueshme të të gjithë sektorëve, dhe në veçanti për sektorin shëndetësor dhe atë të arsimit, duke vlerësuar se roli i psikologut është i rëndësishëm në mbarëvajtjen e procesit arsimor dhe edukativ.

    “Jemi të përkushtuar për avancimin e rolit të psikologëve në shoqërinë tonë dhe nuk do të rreshtim së punuari për përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme dhe trajtimin dinjitoz të profesionistëve të cilët ofrojnë shërbime direkte për qytetarët e vendit”, tha kryeministri Haradinaj, duke u premtuar atyre ndërmarrjen e hapave për përshpejtimin e procedurave për themelimin e Odës së Psikologëve të Kosovës e cila garanton gjithëpërfshirje në jetën publike dhe institucionale.

    Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Shoqatës së Psikologëve, vlerësuan angazhimin e kryeministrit Haradinaj, duke thënë se mbështetja e Qeverisë është e nevojshme për rritjen e cilësisë dhe përmirësimin e shërbimeve të cilat në fokus kanë qytetarin.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës
    • Osmani përmbyll vizitën dyditore në Zvicër: Historike për Republikën e Kosovës
    • Njësitë ajrore të SHBA-së, Zvicrës e Hungarisë realizojnë fluturime në formacion në gjithë Kosovën
    • Arbër Vokrri shkarkohet nga pozita e zv.ministrit, pasi akuzoi ndërkombëtarët se nxitën trazira në veri
    • Zyrtare: Kosova zbulon një tjetër kundërshtar për miqësore
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.