Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova ka arritur progres substancial në agjendën evropiane dhe se është e përkushtuar në përmbushjen e MSA-së dhe të gjitha kritereve për liberalizim të vizave, raporton Gazeta Blic.
Në pritjen e organizuar nga zyra rumune në Kosovë, Haradinaj ka përcjellë urimet për lidership të suksesshëm të Rumanisë gjatë kryesimit të Këshillit të BE-së.
“Në pritjen e organizuar nga zyra rumune në Kosovë, kam përcjellur urimet për lidership të suksesshëm të Rumanisë gjatë kryesimit të Këshillit të BE-së. Kosova ka arritur progres substancial në agjendën europiane, është e përkushtuar në zbatimin e MSA-së dhe me përmbushjen e të gjitha kritereve për liberalizim të vizave, pret vendim të shpejtë për lëvizjen e lirë për qytetarët e saj”, ka shkruar Haradinaj.