Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka takuar analistin dhe e njohur dhe drejtorin e “Council for Inclusive Governance” në New York, Alex Roinishvili Grigorev.
Haradinaj dhe Grigorev kanë folur për zhvillimet e fundit politike në Kosovë por edhe në rajon, shkruan Indeksonline.
“Kosova ka përvetësuar vlerat perëndimore dhe mendimi intelektual i miqve tanë për të ecur përpara në rrugën euro-atlantike është çdoherë i mirëseardhur”, ka shkruar mes tjerash Haradinaj.
Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Në takim me analistin e njohur dhe drejtorin e “Council for Inclusive Governance” në New York, Alex Roinishvili Grigorev, këmbyem shumë pikëpamje mbi zhvillimet e fundit politike në Kosovë, por edhe në rajon. Kosova ka përvetësuar vlerat perëndimore dhe mendimi intelektual i miqve tanë për të ecur përpara në rrugën euro-atlantike është çdoherë i mirëseardhur.
RH