Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Haradinaj: Le t’ia japë dikush një copë tokë Serbisë nëse guxon

    15/01/2019 | 14:29
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri Ramush Haradinaj në përkujtimin e masakrës së Reçakut ka thënë se le t’i japë Serbisë tokë ai që guxon dhe do t’i shikojë pasojat.

    “Vraju në luftë, torturohu edhe më tutje dhe në fund, edhe një copë tokë Serbisë, por le t’ia jep kush të guxojë t’ia japë, le t’ia japë tokën e Kosovës dikujt ai që guxon dhe le ta shohë se si do t’i dalë”, tha Haradinaj.

    Ai tha se Kosova nuk i ka borxh askujt dhe nuk është nën turp, njofton Klan Kosova.

    “Duhet të kthehemi kah vetja, t’i besojmë dhe ta forcojmë atë, sepse nëse vazhdojmë ta forcojmë Kosovën me institucione, qeverisje, me vlera, ju siguroj që miqtë e kanë shumë lehtë të na përkrahin. Serbia dëshiron që të bëhet anëtare e BE-së edhe tri vjet dhe edhe këto tri vjet ajo do ta mbajë

    Kosovën kështu, por kur të vijë koha që ajo dëshiron të hyjë në BE, është mirë që atëherë ne të mos pajtohemi dhe të mos pranojmë njohjen reciproke, duke i thënë se edhe Kosova tani i ka disa vjet”, tha Haradinaj para të pranishmëve.

    “Kosovës, asnjë të dhënë nuk ia ka dhënë askush për të vrarët, të cilët i kanë marrë, si i kanë marrë, si i kanë vrarë, asnjë sqarim, asnjë certifikatë dhe, ende ka trupa të njerëzve të vrarë në Serbi”.

    Haradinaj tha se është dashur të ngrihet një gjykatë për diçka më monstruoze që ka ndodhur ndonjëherë në histori të njerëzimit.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • 70% e votave të numëruara – PS dominon në vota
    • Diplomatja amerikane e prerë pas takimit me Kurtin: Liderët politikë të punojnë bashkë për konstituimin dhe formimin e Qeverisë
    • Edhe LDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin me presidenten Osmani
    • Edhe një përpjekje tjetër nesër, kuvendi lëshon njoftimin për vazhdimin e seancës konstituive
    • Policia e Kosovës fillon sot fushatën për mbrojtjen e këmbësorëve dhe çiklistëve
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.