Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Haradinaj kërkon “Rambuje 2” për marrëveshjen me Serbinë

    26/01/2019 | 09:31
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pajtimi ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve përmes një marrëveshje historike po shihet me skepticizëm, edhe pse dialogu Kosovë- Serbi i nisur në vitin 2011 ka hyrë në fazën finale.

    Kreu i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, që në nëntorin e kaluar morri vendim për vendosjen e taksës për mallrat që vijnë nga shteti fqinj [Serbisë], edhe përkundër presioneve ndërkombëtare s’ka ndërruar qëndrim për heqjen e kësaj mase.

    Haradinaj që personalisht nuk u përfshi në dialogun Kosovë-Serbi ka një propozim se si mund të arrihet marrëveshja përfundimtare.

    Marrëveshjen e marsit të vitit 1999, e njohur si konferenca e Rambujesë, për kreun e ekzekutivit do të ishte zgjidhje.

    Haradinaj i tha Ekonomia Online se nëse do të ftohej në një konferencë të llojit si ajo e Rambujesë, Kosova nuk do të ishte pengesë dhe do ta diskutonte heqjen e taksës.

    “Kosova është e gatshme me mbërri një marrëveshje me Serbinë, sikurse ta zëmë të na ftojnë në një konferencë sikurse Ramuje, ne nuk e kishim penguar atë me taksë. Pra një konferencë me u marrë vesh për një marrëveshje”, tha ai.

    Edhe pse pranon se kjo masë nuk është e përjetshme, ai ka një kërkesë për prodhuesit vendës që të rrisin cilësinë e produkteve.

    “E vërteta është se taksa nuk është e përjetshme, nëse ndryshojnë qëndrimet e Serbisë për marrëveshje me Kosovën për njohje atëherë hiqet edhe taksa. Me këtë po du me ju qu një porosi prodhuesve vendës që ta shfrytëzojnë kohën sa është taksa ta rrisin kualitetin, të krijojnë besim te konsumatorët”.

    “Por nuk kemi as datë, as për ngut me e heq taksën. Për ngut e kem me na njoftu Serbia, ndërsa me heq taksën nuk e kem për ngut”.

    “Pra një pjesë është e jona, pra ne i kemi do detyra si rasti i taksës, por një pjesë e ka edhe pala tjetër, pra nuk mundet vetëm njëra, pra për me ndodh suksesi duhet të punojnë të dyja palët. Por me na u kërkuar me heq taksën pa një garanci të marrëveshjes për njohje, nuk do të lëvizim”.

    Haradinaj tha se kërkim falja nga ana e shtetit serb për ta pagjeturit e luftës së fundit në Kosovë është e domosdoshme.

    “Ajo është e domosdoshme, njerëzore, humane dhe është me rëndësi. Mirëpo vendosja e taksës ka për qëllim me arrit një marrëveshje me Serbinë”, tha kryeministri.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Kurti krejt indiferent ndaj zgjedhjeve në Shqipëri. Kush ia ‘shkuli veshin’ sipas Visar Ymerit?
    • Tragjedi në Prizren – vdes 24 vjeçari, dy persona raportuan në polici se i riu që doli për ta blerë armën shkrepi në drejtim të vetës
    • Sali Berisha pezmatohet nga Exit Poll i Haxhiut: Batoni, gënjeshtar i gatshëm
    • Kurti e nis fushatën për zgjedhjet lokale, VV thotë se ia ka marrë LDK’së një emër të njohur në Prizren
    • AAK nesër i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për votimin e fshehtë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.