Kyeministri Ramush Haradinaj tha se nuk ndërrojnë qëndrim ndaj Serbisë dhe Rusisë derisa nuk ka njohje.
I pyetur për reagimin e djeshëm të ambasadës amerikane, shefi i Qeverisë tha se nuk ka ende një përgjigje, për këtë kërkoi pak kohë.
Ndërsa për kërkesat e PSD-së për votim të buxhetit, kryeministri tha se do t’i zbatojnë ato, veçse nuk tregoi kur do të ndodh shkarkimi i ministrit të Bujqësisë.
Ambasada amerikane në Kosovë ka bërë përsëri thirrje që taksa 100%të tërhiqet, pasi sipas tyre ky veprim është i kundërt me interesat e SHBA-ve.
“Sikurse ka treguar edhe historia e re, Kosova është e suksesshme kur bashkohet nga brenda dhe hyn në partneritet me Shtetet e Bashkuara dhe BE-në. Ne inkurajojmë të gjitha partitë politike që të kontribuojnë në mënyrë konstruktive në këtë proces. Veprimet që minojnë Dialogun, pengesat nga anash, dhe refuzimi për të pezulluar tarifat – gjitha këto shkojnë kundër interesave të SHBA-ve. Ajo çka është e nevojshme tani është një lidership i guximshëm për të promovuar qëllimet tona të përbashkëta. Kjo është ajo që na ndihmon neve për të mbajtur një marrëdhënie të fortë bilaterale”, theksohet në deklaratë.