Zyrtarët lokalë në një ishull që ndodhet pranë San Franciskos, kanë hapur një konkurs, për dy punëtorë që do të punojnë në farin e ishullit.
Paga vjetore është shumë e lartë, për të cilën punë paguhen 130,000 dollarë, shkruan Guardian.
Puna kryesore e të punësuarve është të përgatisin ushqim për turistët, kështu që duhet të dinë të gatuajnë mirë, të pastrojnë, të ofrojnë shërbime të ndryshme për mysafirët dhe të organizojnë shpërndarjen e ushqimit.
Ata gjithashtu duhet të dinë të përdorin varkën, e që kërkon lejen e kapitenit nga Rojet bregdetare të Shteteve të Bashkuara.
“Puna është sigurisht joshëse, por gjithashtu ka shumë punë për të bërë. Orari është rraskapitës. Shpesh zgjat nga mëngjesi i hershëm deri në fund të natës”, tha Jillian Miker, një zonjë që la punën, por gjithashtu do të ndihmojë në intervistat për punonjësit e ardhshëm të farit.