Debat i ashpër po vazhdon në Kuvendin e Kosovës shkaku i buxhetit për vitin 2019.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se nuk do ta votojnë buxhetin për vitin 2019, madje ai kërkoi nga ministri i Financave, Bedri Hamza që të shkojë në shtëpi.
Pas kësaj ka reaguar ministri Hamza.
Ai ka thënë se edhe mund të shkojnë në shtëpi, pasi siç u shpreh ai, nuk do të jenë as të parët e as të fundit, por Hamza ka thënë se nëse nuk kalon buxheti nuk mund të ketë as zgjedhje të reja.
“Pa e votu buxhetin nuk do të mund të shkohet në zgjedhje pasi që nuk ka buxhet. Pa e votu buxhetin nuk mundet me pas as zgjedhje se nuk ka buxhet për organizimin e zgjedhjeve”, ka deklaruar Hamza.