Humanisti Halil Kastrati ka qenë ai që sot personalisht si në të shumtën e herave ka gëzuar fëmijë e të moshuar duke u siguruar kulm mbi kokë përmes shoqatës “Jetimat Ballkanit”.
Janë familjet e Mentor Vojvodës, nga Llausha, dhe ajo e Ahmet Ahmetit nga Kozhica e Skënderajt, që sot u janë dorëzuar nga vet humanisti Kastrati çelësat e shtëpisë.
Familja Vojvoda është pesë anëtarëshe, e ajo Ahmeti shtatë anëtarëshe, janë përzgjedhur pas vizitave që u janë bërë duke i larguar kështu nga banimi në gjendje të rëndë që kishin këto dy familje.