Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Haki Rugova: PDK është si i Kali i Trojes, nuk i besohet

    17/01/2019 | 21:39
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Rugova ka folur rreth mundësisë së një bashkimi të mundshëm LDK – PDK për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj.

    Rugova në një prononcim për Gazetën Blic ka thënë se nuk ka informata se PDK i ka bërë një ofertë të tillë LDK-së, por që një gjë të tillë LDK nuk do të bënte.Rugova ka theksuar se LDK nuk do të bëhet më kurrë bashkë me PDK-në, pasi kjo e fundit sipas tij i shkel gjithmonë marrëveshjet.

    “Unë direkt nuk kam informata nëse është bërë një ofertë e tillë ose jo.Mirëpo para zgjedhjeve LDK është e prirur të mos pranoj asnjë ofertë, prej askujt.Dhe nuk do ta bëjëmë një gjë të tillë” ka thënë Rugova për Gazetën Blic.Sa i përket PDK-së, Rugova ka thënë se ajo është shndërruar në kalin e Trojës dhe se LDK ka humbur besimin në të.“Sa i përket PDK-së, ajo është bërë si Kali i Trojes. Kurdo që bënë marrëveshje me ta, ata e shkelin marrëveshjen, asnjëherë LDK-ja.Andaj ka humb besimi i ndërsjellët. Unë personalisht nuk jam për asnjë marrëveshje me PDK” ka thënë Rugova.

    Ditë më parë Lutfi Haziri kishte deklaruar se PDK u ishte bërë ofertë për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj, por se LDK nuk kishte pranuar.Ndërsa nga PDK kanë mohuar një gjë të tillë.

    Memli Krasniqi kishte dekalruar se PDK nuk ka folur asnjëherë me LDK për qeverinë, dhe se Haradinaj do ta udhëheq Qeverinë deri në fund të mandatit.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Sulm me thikë në Mitrovicë të veriut
    • Digjet një veturë në Prishtinë, policia po heton rastin
    • Moti sot: Me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat deri në 29 gradë Celsius
    • “Vujoviqi dhe serbët tjerë do të duhej të dënoheshin dhe jo të deportoheshin”, thotë Bilalli
    • Mot i ngrohtë javën e ardhshme në Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.