Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Hahn ofrohet ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

    26/01/2019 | 17:29
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi në BE, Johannes Hahn është ofruar në rolin e ndërmjetësuesit për shkrirjen e akullit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Përfaqësuesi i lartë në Bruksel shfrytëzoi forumin ekonomik të Davosit, për të biseduar me presidentin kosovar Hashim Thaçi dhe atë serb Aleksandër Vuçiç.

    Johannes Hahn: Propozova që të bashkërendohen të gjitha çështjet tregtare që kanë të bëjnë me të dy vendet. Unë jam i gatshëm ta drejtoj këtë bisedë dhe kjo do të ishte bazë për të mundësuar vazhdimin e dialogut. Pres brenda ditësh përgjigjen e presidentëve Thaci e Vuciç.

    Hapi i parë pro lëshimit erdhi nga kryeministri Ramush Haradinaj, i cili tha se taksa e Prishtinës nuk është e përjetshme dhe se mund të hiqet nëse Beogradi ndryshon qëndrim. Në një intervistë për Ekonomia Online, shefi i qeverisë propozoi një konferencë të ngjashme si Ramujeja, ku vendet të mos çohen nga tryeza pa marrëveshje.

    Ramush Haradinaj: Kosova është e gatshme me arrit një marrëveshje me Serbinë. Sikur ta zemë të na ftonin në një konferencë si puna e Ramujesë, ne nuk e kishim pengu atë me taksë, pra një konferencë me u marr vesh për një marrëveshje.

    Serbia ka bllokuar krejtësisht dialogun që prej vendosjes së taksës 100% nga ana e Kosovës.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • “Nxënës i shkëlqyer” – shkolla reagon për vdekjen e 15-vjeçarit në Bërnicë
    • Hamiti: Pozita ndërkombëtare e Kosovës është përkeqësuar fort, imazhi i vendit tonë është dëmtuar
    • Aksident me të lënduar në Kçiq të Mitrovicës
    • Parashikimi i motit për sot
    • Punimet në rrjet: Këto lokalitete të Vushtrrisë mbesin pa rrymë nesër
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.