Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Gazeta austriake: Rama është për ndarjen e Kosovës

    30/01/2019 | 23:57
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Gazeta e njohur austriake, Der Standard, e cila shkruan vazhdimisht për çështjet e rajonit, vjen me një tjetër artikull interesant nga Adelheid Woelfl.

    Ajo shkruan se politikanët populistë si Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç janë për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Ai, jo vetëm që po zbut kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe ka nxjerrë nga qeveria njeriun që kundërshtoi idenë e shkëmbimit territorial, ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati. Rama ia kaloi zyrën e tij një 26-vjeçari kosovar, por presidenti Ilir Meta e ndaloi. Zyrtarisht Edi Rama tani është ministër i Jashtëm, por të gjithë kompetencat ia ka dhënë zëvendësit të tij, Genti Cakaj,” shkruan gazetarja.

    Eksperti i Evropës Juglindore, Florian Bieber nga Universiteti i Gracit thotë se zëvendësimi i Bushatit ishte i befasishëm dhe i çuditshëm, pasi ai respektohej shumë ndërkombëtarisht dhe vepronte si një antipod për të qetësuar shpërthimet e Ramës.

    Megjithatë, disa diplomatë thonë se shkëmbimi i territorit mes Kosovës dhe Serbisë duket një përfundim i pashmangshëm, edhe pse kundërshtohet nga shumica e partive dhe nga shoqëria civile në Kosovë.Gazetarja citon në këtë kuadër edhe letrën e presidentit amerikan Donald Trump për homologun Hashim Thaçi.

    Sipas shkrimit, njeriu kyç i Trump po punon për ndarjen e Kosovës.

    “Sipas ish-ministrit të Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiç, kryestrategu i fushatës zgjedhore të Donald Trump, Corey Lewandowski, është lobisti që po bën fushatë për ndarjen e Kosovës. Në adresën e Lewandowski-t në Uashington është regjistruar firma Twin Rocks Global, që ka një kontratë me partinë serbo-nacionaliste, SNSD, që ka synuar ndarjen dhe me këtë rast shkatërrimin e Bosnje-Hercegovinës”, mbyllet shkrimi, i pershtatur nga Syri.net

    Shpërndaje në rrjete sociale

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Evakuimi i pesë shqiptarëve nga Izraeli, tre nga ta arrijnë në Tiranë
    • Arrestohet i dyshuari për su*lmin në Suharekë
    • Mbi 2100 gjoba trafiku për 24 orë, Policia arreston 16 persona gjatë kësaj kohe
    • Fëmijët alarmojnë Policinë në Vushtrri – I dyshuari kapet me armë dhe sprej në brez
    • Mot me diell e vranësira të shpërndara
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.