Në ndeshjen U20 mes Agua Santa dhe Atletico Miniera në Kupën e Brazilit afër Sao Paulos, futbollisti Henrique është qëlluar nga rrufeja.
Kjo ndeshja u pasua me një stuhi të madhe dhe rrufeja qëlloi në fushë në minutën e 90’.
Ishte futbollisti Henrique që mbeti i lënduar nga goditja e rrufesë.
Ndeshja u ndërpre në disa raste, për të përfunduar pastaj.
Henrique i cili u transferua në spital, u lirua menjëherë pas kontrolleve sepse gjithçka ishte në rregull me të./Lajmi.net/