Ka nisur protesta e studentëve të Universiteteve Publike para Ministrisë së Arsimit, shkencës dhe Teknologjisë.
Dhjetëra studentë po protestojnë sot para këtij institucioni kundër “punësimeve partiake në sistemin arsimor”, raporton GazetaBlic
Ky grup studentësh para dy ditësh kishin mbajtur edhe një konferencë, për të paralajmëruar protesta në lidhje me kërkesat e tyre.
Ata po kundërshtojnë edhe emërimet politke nëpër këshilla drejtuese të universiteteve publike.