Në hollin e Kuvendit të Kosovës, kanë filluar të bëhen homazhe për të nderuar djalin e akademikut Nexhat Dacit, Arian Dacin, shkruan Gazeta Blic.
Familjarët e Dacit, janë duke pritur një pritur një numër të madh të qytetarëve, të cilët kanë ardhur për të bërë homazhe tek trupi i pajetë.
Pranë arkivolit, është duke qëndruar edhe babai i të ndjerit, Nexhat Dacit. I cili është parë shumë i pikëlluar për humbjen e djalit të tij të vetëm.
Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në ora 13:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës.