Në një intervistë për European Interest,raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Stoltes deklaroi se Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor ku qytetarëve u kërkohen viza për të udhëtuar në vendet Shengen, edhe pse Kosova i ka përmbushur kushtet e vendosura nga Komisioni Europian.
Për sa i përket vendimit të Kosovës për të krijuar ushtrinë, Stoltes u përgjigj: “Ka shumë çështje të vështira në këtë rast. Krijimi i ushtrisë ka hapur shumë kapituj, por ky është një test për BE-në, për të parë se sa e kupton Ballkanin. Sepse Bosnja Herzegovina ka qenë problem që nga krijimi, me një regjim specifik e me nacionalizmin gjithnjë e në rritje. Në Bosnje janë edhe komunitetet kombëtare, por rreth tyre ekziston edhe shoqëria civile. Të njohësh një vend si shoqëri civile është e vetmja zgjidhje për të ardhmen”, thotë Stolten.