Presidenti turk Recepp Tayyip Erdogan, pritet që gjatë ditës së nersërme t’i shkojë për vizitë homologut të tij rus, Vladimir Putin. Temë kryesore e këtij takimi do të jetë Siria, transmeton Gazeta Metro.
Siç raportojnë mediat e huaja, vizita do të ndodhë derisa forcat turke po përgaditen të fillojnë një operacion ushtarak me përmasa të mëdha kundër forcave të milicisë kurde YPG në Siri.
‘Ne nuk kërkojmë këshilla nga askush se si ta trajtojmë një grup terrorist, aktivitetet e të cilit për më tepër se 30 vjet drejtohen kundër qytearëve tanë, si dhe nuk kërkojmë leje për të luftuar terrorizmin’, ka thënë javën e kaluar Erdogan për të përditshmen ruse ‘Kommersant’.
Ankaraja e konsideron forcën milicore kurde YPG dhe krahun e saj politik PYD, si organizata terroriste, me lidhje me kryengritjen brenda Turqisë.
Kujtojmë se gjatë vitit të kaluar presidentët Erdogan dhe Putin zhvilluan shtatë takime sy më sy dhe zhvilluar 18 biseda telefonike, ku mes shumë temave diskutuan edhe për çështjen e Sirisë./gazetametro.net