Ekipi Negociator për bisedime me Serbinë, dhe stafi mbështetës i këtij ekipi, do të vendosen në zyrat e Ministrisë së Diasporës, ministri kjo që udhëhiqet nga njeri prej anëtarëve të këtij ekipi, Dardan Gashi.Gazeta Blic, mëson se sot ka nis vendosja e interieri dhe mjeteve te punës në këto zyre për këtë ekip.Megjithatë, ky vendim nuk i ka kënaqur zyrtarët e Ministrisë së Diasporës,.
Në kushte anonimiteti zyrtarë të Ministrisë së Diasporës kanë thënë se për shkak të këtij vendimi, ata janë detyruar t’i lëshojnë zyrat për ekipin negociator, dhe se nuk kanë hapësira të mjaftueshme për punë.Pjesë e ekipit negociator, që sot kas nisur takimin e parë në Bruksel, ka plotë 11 anëtar.Ndërkohë, sot ky ekip i bashkëdrejtuar nga kreu i PSD-së, Shpend Ahmeti dhe ai i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj po zhvillon një takim me përfaqësuesen e BE-së Federica Mogherinin.
Ky është takimi i parë në Bruksel në mes të delegacionit shtetëror të Kosovës dhe përfaqësueses së BE’së, Federica Mogherinit.Takimi është parapara të jetë vetëm një takim njohës.