Në kabinetin qeveritar të udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj, janë të punësuar mbi 70 zëvendësministra, numër ky që vazhdimisht është kritikuar nga përfaqësues të shoqërisë civile me konstatimin se përveç që dëmton buxhetin e Kosovës e bën jo funksionale edhe punën e qeverisë, transmeton Gazeta Metro.
Por, Haradinaj ka vendosur që në Qeverinë e tij të jetë edhe një zëvendësministër. Besnik Berisha, është emri i ri më ri i zëvendësministrave në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Berisha i cili vjen nga Ferizaji, është kryetar i degës së Nismas Socialdemokrate në Ferizaj ndërsa që nga 29 janari është edhe zv.ministër në MPMS e cila drejtohet nga Skender Reçica, transmeton Gazeta Metro.
Kujtojmë se Haradinaj ka kërkuar nga 21 ministrat e qeverisë se tij, që t’u delegojnë punë dhe përgjegjësi secilit zëvendësministër, në mënyrë që ky numër aq i madh të kthehet në dobi për qytetarët e vendit.
Ndryshe, sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, këto pozita qeveritare i kushtojnë buxhetit deri në tre milionë euro në vit, pasi paga mujore e një zëvendësministri është rreth 1200 euro, transmeton Gazeta Metro.
Zëvendësministri ka të drejtë të ketë edhe staf përcjellës, si asistentë dhe shoferë personal.
Në anën tjetër, shefja e zyrës se shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, javën e kaluar ka thënë se do të dëshironte që paratë që shpenzohen për pagat e më shumë se 75 zëvendësministrave të përdoren për reformë të thellë në arsim./gazetametro.net