Po vazhdon aksioni edhe në këto orë të vona për largimin e grumbujve të borës nga rrugët e qytetit të Vushtrrisë.
Bora e grumbulluar nga pastrimi i rrugëve tani po largohet, njofton edhe Drejtori i Shërbimeve Publike, Sedat Rashica.
Ky aksion po bëhet për të liruar hapësirat qarkulluese të rrugëve dhe trotuareve.