Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Edhe Mitrovica e Veriut çohet në protestë kundër Vuçiqit

    28/01/2019 | 22:21
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në Mitrovicën veriore, për të shtunën e ardhshme, më 2 shkurt, është paralajmëruar të mbahet protesta me moton “Një nga 5 milionë” e cila, sipas organizatorëve, ka për qëllim të tregojë që banorët e këtij qyteti dhe ata të mbetur në pjesë të tjera të Kosovës, të solidarizohen me njerëzit dhe kërkesat e pjesës tjetër të Serbisë të cilët janë duke protestuar tashmë për javë të tëra.

    Protesta do të fillojë nga statuja e Car Llazarit dhe do të përfundojë te vendi ku ishte qëlluar për vdekje Oliver Ivanoviq, raporton FoNet, transmeton Koha.net. Po ashtu, qytetarët do të ndezin qirinj.

    Kreu i Iniciativës Qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia – Oliver Ivanoviq”, Marko Jakshiq, në profilet e tij në Twitter dhe Facebook ka njoftuar se protesta do të mbahet patjetër, madje edhe me dy apo tre persona.

    “Ky qytet dikur hidhte drita shumë larg. Ky qytet mund të bënte më mirë. Këta njerëz ndoshta kanë merituar më mirë, ne këtë mund ta arrijmë së bashku”, ka shkruar Jakshiq.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Zyrtare: Kosova zbulon një tjetër kundërshtar për miqësore
    • Hasani: Shteti i Kosovës nuk është Albin Kurti, ai duhet të largohet së bashku me ministrat që janë deputetë
    • Bajrami: Për t`u formuar institucionet e Kosovës duhet një qeveri kalimtare
    • Konfirmon Policia: Katër të lënduar nga aksidenti në Kçiq të Mitrovicës
    • “Nxënës i shkëlqyer” – shkolla reagon për vdekjen e 15-vjeçarit në Bërnicë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.