Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, dhe kryetari i BIK-ut në Vushtrri, Shemsi Rrahimi kanë nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi i cili do të jetë në dobi të qytetarëve të Vushtrrisë.
Sipas kësaj marrëveshje edhe këtë vit komuna e Vushtrrisë do të mbuloj shpenzimet e varrimit për qytetarët e komunës sonë.
“Kjo është edhe një menyrë si taksa e qytetarit kthehet për qytetarin, por në këtë rast në një moment dhimbje për secilën familje.” ka shkruar Tahiri në facebook, gjerësa ka njoftuar për marrëveshjen e cila u del në ndihmë qytetarëve.