Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    E quajti vendim populist, AAK i reagon Isa Mustafës për taksën

    11/01/2019 | 19:03
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    AAK ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili vendimin për taksën e quajti vendim populist.
    AAK ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili vendimin për taksën e quajti vendim populist.

    Deputeti i këtij subjekti, Muharrem Nitaj, përmes një postimi në Facebook tha se taksa ndaj Serbisë ka qenë përgjigje ndaj luftës së hapur kundër kundër Kosovës, raporton lajmi.net.

    Sipas tij, vendimi në fjalë, është pasojë që shkakun e ka në Beograd e jo në Prishtinë.

    Reagimi i plotë:

    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e paska “goditur” edhe një herë Kryeministrin Haradinaj, për taksën ndaj produkteve serbe! E paska cilësuar vendim populist!

    Zotëri Mustafa, duhet ta dijë se taksa ndaj produkteve serbe ka qanë përgjigje ndaj luftës së hapur që Serbia po i bënë Kosovës, edhe në planin ekonomik, edhe në planin politik e diplomatik, madje edhe të sigurisë!

    Kjo taksë është vendim i Qeverisë dhe është pasojë që shkakun e ka në Beograd e jo në Prishtinë. Mund të mos jetë vendimi më i mirë, por njeriu lufton me çka ka!

    Sa i përket letrës së Presidentit Trump, duket që Kryetari i LDK-së, Mustafa e paska kuptuar gabimisht atë! Presidenti Amerikan bën thirrje për unitet në këtë proces, dhe nëse dikush nuk po e përfillë këtë këshillë të tij, ai është vet zoti Mustafa.

    Në delegacionin e Kosovës janë katër zëvendëskryeministra dhe Qeveria është mjaftueshëm e përfaqësuar, por opozita jo. Uniteti politik bëhet atëherë kur edhe opozita është pjesë e tij. Kjo është kaq e thjeshtë. Mjafton të vendosni!./Lajmi.net/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Humb jetën 15-vjeçari pas një vetaksidenti me biçikletë në Bërnicë të Prishtinës
    • QKUK-ja jep detaje lidhur me rastin ku humbi jetën 40 vjeçarja
    • Abdixhiku takon Kallasin, ia tregon propozimin e LDK-së për qeveri gjithëpërfshirëse
    • Vetëvendosje vazhdon me Haxhiun në seancën e 20-të, partitë tjera kërkojnë tjetër emër
    • Osmani para mërgatës në Zvicër: Nuk ka fuqi më të madhe sesa mbështetja për njëri-tjetrin
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.