Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    E pranon vetë sportisti serb, Kosova nuk i takon Serbisë

    27/01/2019 | 23:46
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Basketbollisti i skuadrës turke, Fenerbahce dhe i Përfaqësueses së Serbisë, Nikola Kalinic, në një intervistë të gjatë për mediat serbe, e ka pranuar se Kosova nuk i takon më Serbisë, shkruan zeri.info.

    “Qëkur di për vetem time, e jam i lindur në vitin 1991, ka probleme dhe shqetësime rreth Kosovës. Jam i vetëdijshëm se dikush do të më urrejë, por është kohaqë dikush ta thotë publikisht.

    “Hajdeni ta zgjidhim këtë problem, të nxjerrim çka mundemi dhe të vazhdojmë tutje’, ka thënë Kalinic.

    “Lufta e Kosovës ka ndodhur para më shumë se 600 vjetësh, ndërsa ka shumë dekada që ajo nuk është territor ‘yni’, le të më korrigjojnë më të vjetrit dhe më të mençurit, nëse gaboj. Askush nuk jeton nga e kaluara dhe sa më parë të pajtohemi dhe të vazhdojmë tutje, do ta kemi mirë. Nuk jemi popull qiellor, madje nuk kemi qenë kurrë, kemi pasur momente të shkëlqyera në të kaluarën, por duhet të pajtohemi me faktin se tani jemi pikë e vogël dhe e parëndësishme në hartën e madhe të botës. Kush nuk më beson le të udhëtojë pak nëpër botë dhe t’ju thotë të huajve prej nga është dhe çka je-do të përjetojë ‘shok’, jam i sigurt. Unë e kam përjetuar. Kohë më parë është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Gjermanisë dhe Francës, e para ishte në viin 1963, pra pas 16 vjetësh të gjithë asaj që ka ndodhur në Luftën e Dytë Botërore. Hej, 16 vjet nga krimet dhe viktimat, e kanë kuptuar se duhet të punojnë bashkë, dhe shihni se ku janë tani?

    E ne edhe më tej flasim për luftën e Kosovës dhe kush e di për çka…”, ka thënë basketbollisti serb./ZERI

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Digjet një shtëpi në Abri, zjarri më pas përfshin edhe objekte tjera e bagëti
    • NISMA njofton se nesër mban Kuvendin Zgjedhor – Do të zgjidhen kryetari, këshilli dhe kryesia
    • Serbia lëshon fletarrestim për policin e Kosovës në lidhje me incidentin në veri
    • Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që përhapi ideologji ekstreme fetare
    • “Qeveria mbijeton, Kosova humb”, Tahiri i AAK-së thotë se efektet e bllokadës institucionale janë kolosale
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.