Përveç punës së saj që bën në Kuvendin e Kosovës, si deputete nga Grupi parlamentar 6+, Duda Balje, arrin të bëjë edhe gjëra të tjera larg politikës, shkruan Gazeta Blic.
Tashmë e kemi kuptuar se Duda Balje, i ka mjaft për qefi edhe fotografitë, kështu të paktën kemi kuptuar nga llogaria e saj në ‘Instagram’. Llogari kjo e cila rifreskohet mjaft shpesh nga ana e deputetes. Ajo kohë pas kohe publikon fotografi të bukura e të shkrepura në vende të ndryshme.
Së fundmi ajo ka hedhur një fotografi, e në të cilën duket për mrekulli. Ajo ka të vendosur një grim më të rëndë sesa zakonisht, dhe që e bën deputeten të shkëlqejë./Gazeta Blic./