Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Drashkoviq: Problemet në rajon do t’i zgjidhë NATO, jo Rusia

    11/01/2019 | 15:35
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Lideri i Lëvizjes së Përtëritjes Serbe (LPS) Vuk Drashkoviq ka deklaruar sot se shumica e njerëzve në Serbi nuk e dinë se të gjitha mosmarrëveshjet dhe konfliktet e mundshme në Kosovë, në Bosnje dhe Hercegovinën, në Maqedoni apo kudo në Ballkan do t’i zgjidhë NATO.

    “Rreziku më i madh i sigurisë për Serbinë sot është injorimi i realitetit gjeopolitik, se Serbia është ishull në oqeanin NATO dhe BE dhe se Serbia, edhe po të ishte në interesin e saj, nuk ka krahë të fluturojë deri në Rusi dhe t’i bashkohet aleancës ushtarake ruse dhe unionit ekonomik të saj”, ka thënë Drashkoviq për portalin serb SNews.

    Për “konfliktin e ngrirë në Kosovë” ka thënë se është sikur “gaca brenda hirit”. “Çdo moment mund të shpërthej flaka. Serbia është gjetur në pozitë në të cilën ka qenë para dy dekadave, por që tani përmasat e fatkeqësisë do të ishin shumë më të mëdha”, ka vlerësuar Drashkoviq. Në pyetje se a do të ishte me rëndësi për stabilitet politik dhe ekonomik hyrja e Serbisë në NATO, Drashkoviq ka përkujtuar deklaratën e kryetarit të Serbisë Aleskandar Vuçiq kur kishte thënë se Serbia, me hyrje në NATO, do të zgjidhte gati të gjitha sfidat e saja të sigurisë dhe të zhvillimit.

    “E vërtetë. Ka thënë se rreth 80 për qind të qytetarëve të Serbisë janë vendosmërisht kundër anëtarësimit në NATO. Edhe jo është e vërtetë. E vërtetë dhe tragjike. Pushteti e vlerëson vullnetin e kësaj shumice. Gabim”, ka thënë Drashkoviq i cili dikur ka qenë ministër i punëve të jashtme në Serbi. Ai ka thënë se shumica e qytetarëve të Serbisë nuk i di faktet mbi NATO-n, e as që është gjendje të edukohet.

    “Kjo shumicë nuk e di se të gjitha mosmarrëveshjet dhe konfliktet e mundshme në Kosovë, Bosnje, Maqedoni apo kudo në Ballkan do t’i zgjidhë NATO. Serbia mund të zgjedhë vetëm një prej këtyre dyjave: të jetë në aleancën e NATO-s, në tryezë, apo të jetë në meny. Vendimi nuk mund t’i lihet mosdijes, apo mërisë, apo detyrimit që pushteti duhet ta dëgjojë vullnetin e shumicës. Për disa çështje, shteti nuk guxon t’i nënshtrohet shumicës së padijshme. Ndonjëherë dy plus dy nuk janë katër”, ka thënë Drashkoviq.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Digjet një shtëpi në Abri, zjarri më pas përfshin edhe objekte tjera e bagëti
    • NISMA njofton se nesër mban Kuvendin Zgjedhor – Do të zgjidhen kryetari, këshilli dhe kryesia
    • Serbia lëshon fletarrestim për policin e Kosovës në lidhje me incidentin në veri
    • Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që përhapi ideologji ekstreme fetare
    • “Qeveria mbijeton, Kosova humb”, Tahiri i AAK-së thotë se efektet e bllokadës institucionale janë kolosale
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.