Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric sot do të vijë në Kosovë – për vizitë dy diture e cila është lejuar nga autoritetet kosovare, transmeton Gazeta Metro.
Atij i është dhënë leje për vizitë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar për Periskopin këshilltari i ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj.
Ai ka bërë të ditur për Periskopin se bashkë me kërkesën për leje për vizitë, Gjuriq ka dërguar edhe të gjitha informatat e tjera që i janë kërkuar.
“Mund të konfirmoj që MInistria e Punëve të Jashtme I ka dhënë leje Djuricit për vizitën e sotme. Bashkë me kërkesën për vizitë, ai ka dërguar edhe të gjitha të dhënat e tjera e kërkuara. Më duket se ai do të qëndrojë dy ditë në Kosovë, por kjo nuk është e rëndësishme”, ka thënë Zyberaj për Periskopin.
Sot u raportua se Gjuriq do të mbajë një takim në Qendrën e Studentëve në Mitrovicën e Veriut.
Qëndrimi i Marko Gjuriqit në Kosovë është paraparë të mbahet nga data 29 deri më 31 janar.
Pas takimit në Qendrën e Studentëve, Gjuriq do të vizitojë edhe Manastirin në Banjskë. /gazetametro.net