Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Dhurata Hoxha nuk ndalet: Kjo është deklarata e radhës për liberalizimin e vizave

    19/01/2019 | 13:17
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka thënë se janë shumë rrethana që e kanë lënë Kosovën të fundit në procesin integrues evropian nga shtetet e rajonit. Sipas saj, kanë ndikuar aspektet historike e gjeopolitike. Së pari, thotë ajo, janë aspektet e shtetformimit dhe institucionet e reja shtetërore.Hoxha në “Intervistën e Javës” në Koha.net, ka thënë se megjithëse Kosova dështoi të marrë liberalizimin gjatë 2018-ës, ashtu siç u premtua, lobimi do të vazhdojë.

    “Po, do të lobojmë, nuk do të ndalemi sepse procesi integrues nuk përfundon me liberalizim, intencat tona janë integrimi i plotë në vlerat euro-atlantike. Kjo, gjithsesi do të marrë kohë, por, nuk do të ndalemi”, tha ajo.Gjermania, në parim, është deklaruar pro liberalizimit të vizave. Por, Hoxha thotë se e ka parë një besim edhe në takimet që ka zhvilluar në Francë.Hoxha, këtë herë nuk ka përmendur ndonjë afat rreth liberalizimit. Ka thënë se afatet janë në duar të vendeve anëtare të Komisionit për punë të brendshme të BE-së, të cilat hartojnë rendin e ditës, të harmonizuar paraprakisht si çështje që merr shumicën e cila edhe miraton kur vihet në rendin e ditës.

    Prioritet i kësaj Ministrie, Hoxha thotë se mbesin ato të vitit të kaluar, deri në integrimin e plotë brenda BE-së, zbatimi i MSA-së dhe reformave juridike, ekonomike e institucionale. Sa i përket takimit të radhës së Dialogut të Nivelit të Lartë, Kosovë – BE, që e kishte paralajmëruar Hoxha, ajo tha se janë në pritje të përgjigjes nga instancat e BE-së.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Rukiqi: Gëzohemi që samiti po mbahet në Tiranë, por brengosëse që Kosova është në izolim të madh ndërkombëtar
    • Gërvalla pretendon se po bëhet fushatë ndaj Pecit: I ndershëm deri në palcë
    • Ekskluzive: Bastisje në tetë lokacione në rajonin e Dukagjinit për tentim vrasjen e 29 janarit në Pejë
    • Rritet numri i lindjeve në Kosovë, vetëm gjatë marsit lindën 2 mijë e 061 fëmijë
    • Një grua zhduket në Prishtinë, rasti në hetime
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.