Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Deputetja e Vetëvendosjes: Familja Daci duhet t’i refuzojë paratë e ndara nga Qeveria

    29/01/2019 | 19:01
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë një koment pas ndarjes së 15 mijë eurove nga Qeveria e Kosovës për familjen Daci pas humbjes së të birit Arian Daci.

    Ajo ka thënë se shteti I së drejtës vepron njëjtë për të gjithë qytetarët më ç’rast ka thënë se familja e ish zëvendësministrit duhet t’i refuzojë këto mjete.

    “Shumë punëtorë për të siguruar bukën për familjet e tyre kanë humbur jetën në vendet e tyre të punës ku punonin pa asnjë masë sigurie. Shumë prej tyre kanë lënë prapa fëmijë pa përkujdesje e në kushte të rënda sociale. Shteti nuk ndau asgjë për ta”.

    “Shumë familje detyrohen të kërkojnë nga të afërmit e qytetarët që sado që munden t’i ndihmojnë për të paguar shërimin e fëmijëve të tyre. Shumë kërkesa bëhen në sheshe të qyteteve, radio, rrjete sociale e televizione. Shteti nuk është askund. Shteti nuk i ndihmon këto familje”, ka shkruar ajo në Facebook, transmeton Klan Kosova.

    “Sot shteti ndau 15.000 euro për familjen Daci. Vdekja e Arianit është humbje e madhe për familjen Daci por paratë nuk e lehtësojnë dhimbjen e tyre dhe nuk ka nevojë për to. Prandaj familja Daci duhet t’i refuzoj paratë”.

    Ajo ka shtuar se Shteti i drejtë vepron drejtë për të gjithë qytetarët pa dallim.

    “Shteti social garanton barazi e mirëqenie për të gjithë. Kosova është shtet, por nuk është shtet i së drejtës e as shtet social”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Konfirmon Policia: Katër të lënduar nga aksidenti në Kçiq të Mitrovicës
    • “Nxënës i shkëlqyer” – shkolla reagon për vdekjen e 15-vjeçarit në Bërnicë
    • Hamiti: Pozita ndërkombëtare e Kosovës është përkeqësuar fort, imazhi i vendit tonë është dëmtuar
    • Aksident me të lënduar në Kçiq të Mitrovicës
    • Parashikimi i motit për sot
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.