Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Deputeti i AAK-së: Thaçi s’duhet të thotë se do ta marrim Preshevën, sepse s’mundet ta marrë ai

    23/01/2019 | 00:00
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka komentuar idenë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës e Serbisë, në kuadër të një marrëveshjeje përfundimtare për paqe mes dy vendeve.

    Berisha ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se Thaçi “nuk është i qartë me qëndrimet e tij”.

    Ai ka këshilluar Thaçin që të dalë e të thotë se ka qëndrim të njëjtë me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, dhe të thotë se “kufijtë nuk preken”.

    “Unë jam me popullin e Kosovës. Kosova është me këta kufij administrativë”, është deklarata që Berisha i ka sugjeruar Thaçit të dalë e ta thotë.

    Deputeti i AAK-së ka vlerësuar se Thaçi s’duhet të flasë për bashkimin e Preshevës me Kosovën.

    “S’duhet të thotë se do ta marrim Preshevën, sepse s’mundet ta marrë ai”, ka deklaruar Berisha.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Gërvalla pretendon se po bëhet fushatë ndaj Pecit: I ndershëm deri në palcë
    • Ekskluzive: Bastisje në tetë lokacione në rajonin e Dukagjinit për tentim vrasjen e 29 janarit në Pejë
    • Rritet numri i lindjeve në Kosovë, vetëm gjatë marsit lindën 2 mijë e 061 fëmijë
    • Një grua zhduket në Prishtinë, rasti në hetime
    • Moti sot i vranët dhe me shi
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.