Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Deputeti i AAK-së hedh dyshime se dikush po i nxitë sindikalistët në grevë!

    19/01/2019 | 13:08
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së Muharrem Nitaj, ka ngritur dyshime rreth përfaqësuesve të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës se dikush po i nxitë për grevë dhe rritje të pagave.

    Nitaj, megjithëse nuk është shprehur kundër rritjes së pagave të tyre, thotë se ato janë ndër më të lartat në rajon. Ai potencon se institucionet e vendit kanë marrë vendime të dobishme për ta, andaj kërkon nga ta që të heqin dorë nga greva.

    “Dyshoj se këta të sindikatës së arsimit e përfaqësojnë arsimin. Realisht arsimi as që ka sindikatë. I ka disa njerëz që në emër të arsimit flasin e arsimimi i tyre lë shumë mangut!
    Prej se i mbaj mend, në çdo fillimviti, këta kërcënojnë me greva dhe gjithmonë kërkojnë pare. Kurrë nuk është mjaft për arsimin e as për pagat e tyre, por punëtorët e arsimit në Kosovë nuk janë as për një grimcë më keq se sa punëtorët e sektorëve të tjerë publik. Prandaj këta far sindikalistësh është mirë që të zbresin me këmbë në tokë. Sapo kaloi ligji për punëtorët e arsimit të viteve 90-të, sapo janë bërë propozime për rritje pagash tē tyre në ligjin për pagat…e këta hop e në televizor, hop e në grevë!
    Pagat e mësuesve në Kosovë, janë ndër më të lartat në rajon dhe nuk jam aspak kundër që të rriten edhe më, por gjithçka në kohën e vet”, ka thënë Nitaj, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Facebook”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Mbi 2100 gjoba trafiku për 24 orë, Policia arreston 16 persona gjatë kësaj kohe
    • Fëmijët alarmojnë Policinë në Vushtrri – I dyshuari kapet me armë dhe sprej në brez
    • Mot me diell e vranësira të shpërndara
    • Lagje dhe fshatra të Vushtrrisë që nesër do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Guerot e Rohde: Dërgojeni draftin e Asociacionit në Kushtetuese, ne iu përkrahim në Këshillin e Evropës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.