Deputeti i AAK’së, Bekë Berisha vazhdimisht në faqen e tij të instagramit shfaqet duke ushtruar, në palestrat e Kik-boksit.
Ai së fundi ka publikuar një video , ku shihet duke bërë sallto, transmeton Gazeta Metro.
Ndryshe, AAK njihet si partia politike që ka njerëz të fortë në kuptimin fizik. Jo rastësisht quhen ‘partia me muskuj’.
Deputeti Berisha, ish pjesëtar i UÇK’së, që vjen nga rajoni i Dukagjinit, është bërë pjesë e legjislativit kosovar për herë të parë, pas zgjedhjeve të 11 qershorit./gazetametro.net