Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Delegacioni i Kosovës sot qëndron në Bosnjë dhe Hercegovinë për taksën 100%

    24/01/2019 | 09:42
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Delegacioni kosovar sot udhëton për në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku do të diskutohet lidhur me taksën 100%.

    Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga ministri i Tregtisë, Endrit Shala. Ai ka thënë se ky takim do të mbahet në kuadër të CEFTA-s dhe do të mbahet sot.

    “Delegacioni i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë tashmë vetëm sa janë nisur për në Bosnje, nesër kanë takim atje. Ky takim është në kuadër të marrëveshjes së CEFTA-s. Marrëveshja e CEFTA-s parasheh konsultime të tilla. Bosnja ka kërkuar nga Republika e Kosovës konsultime ndërmjet dy shteteve anëtare.

    Ne ju kemi përgjigjur pozitivisht, kjo nënkupton që delegacioni i organizuar nga ne shkon në Bosnje, ashti siç e parasheh marrëveshja e CEFTA-s. I sqaron Qeverisë së Bosnjës, arsyet se pse Qeveria e Kosovës ka qenë e obliguar që të marr një mas të tillë”, ka thënë Shala.

    Ndërkohë, edhe Ministri i Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të Bosnje e Hercegovinës, Mirko Saroviç, ka konfirmuar se pala kosovare ka pranuar negociata dypalëshe, lidhur me vendimin për taksën 100%, transmeton Gazeta Metro.

    Siç raporton Sarajevo Times, Sarovic ka thënë se janë bërë përgaditjet intensive për takime dypalëshe në nivel ekspertësh, dhe se çdo gjë po bëhet për të arritur një zgjidhje adekuate.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Diplomatja amerikane e prerë pas takimit me Kurtin: Liderët politikë të punojnë bashkë për konstituimin dhe formimin e Qeverisë
    • Edhe LDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin me presidenten Osmani
    • Edhe një përpjekje tjetër nesër, kuvendi lëshon njoftimin për vazhdimin e seancës konstituive
    • Policia e Kosovës fillon sot fushatën për mbrojtjen e këmbësorëve dhe çiklistëve
    • AKB-ja kundër detyrimit të kompanive që të furnizohen nga tregu i hapur i energjisë deri pesëfish më shtrenjtë se nga KEK-u
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.