Ministria e Financave ka bërë të ditur përmes një komunikate për media se sot ka bërë ekzekutimin e pagave për muajin janar, për të gjithë shërbyesit e administratës publike.
“Ministria e Financave njofton se duke u bazuar në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, ka bërë sot ekzekutimin e pagave për muajin janar, për të gjithë shërbyesit e administratës publike që marrin pagë nga Buxheti i Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Ndërkohë, u paralajmërua se mund të ketë vonesa të pagave për muajin shkurt, për shkak të mos miratimit të buxhetit.