Aktori i njohur kosovar, Çun Lajçi, kërkon nga Ramush Haradinaj, që mos ta shfuqizoj vendimin për tërheqjen e taksës pavarësisht nga kërkesa e Thaçit, ndryshe i thotë ai, se nëse thyhesh nga presidenti për ta pranuar idenë për shkëmbim territoresh dhe heqjen e taksës, atëherë vendin nuk do ta kesh pranë Luanit e Shkelzenit, shkruan Kosova Post.
“Po t’theu Hashimi me lojnat e tija t’pista me ndrrime teritorësh( që kurrë, ama kurrë kurgja s’do t’merr, por do t’jep ) e me heqje taksash ndaj Serbisë që e do ma shumë se Brojen e vet, atëherë shko n’Gllogjan e hapja vetës vorrin, por jo të Luani e Shkelzeni, jo!”, shkruan Lajçi në facebook.
Ky është postimi i plotë:
Ramush Haradinaj
Ti Kryeministër i Dardanisë
Shumëherë t’kam thurë lavde e shumëherë mallkue, por kurrë derën mbyll s’ta kam n’zemrën time.
Kësaj rradhe mbaje mirë mend:
Po t’theu Hashimi me lojnat e tija t’pista me ndrrime teritorësh( që kurrë, ama kurrë kurgja s’do t’merr, por do t’jep ) e me heqje taksash ndaj Serbisë që e do ma shumë se Brojen e vet, atëherë shko n’Gllogjan e hapja vetës vorrin, por jo të Luani e Shkelzeni, jo!
M’fal që jam kaq i çiltër me ty, por e kam drojen e Halil Garrisë. Bejtash Aga e mashtroi me mallin e Hajrisë dhe e preu n’Shkodër. Po druaj se këte po ta përgaditë edhe ty ky shitës i atdheut!