Reperi i njohur Capital T ka qenë i angazhuar në shumë iniciativa bamirëse këtë fundvit.
Ai u ka dalë në ndihmë fëmijëve në nevojë duke u shpërndarë atyre dhurata, gjersa së bashku me Halil Kastratin, kanë ndihmuar edhe në ndërtimin e disa shtëpive për familjet nevojtare, shkruan portali arbresh.info
Emra të ndryshëm kanë kritikuar Halil Kastratin për shfaqjen në publik të ndihmave të tij, ndërsa reperi i famshëm Capital T, ka pasur vetëm fjalë të mira për Halil Kastratin.
Capital T i ka qëndruar pranë Kastratit edhe tani kur është ngritur një debat mbi bërjen publike të iniciativave bamirëse.
“Çdo ëndërr e madhe fillon me një ëndërrimtar. Gjithmonë mbajeni mend, ju keni brenda jush forcë, durim dhe pasion për të ndryshuar botën”, u shpreh Capital T.
Ndryshe, reperi i njohur ka pasur një vit mjaft të suksesshëm në muzikë, ndërsa të ardhurat e mira nga puna që bën ka shprehur dëshirën që t’i ndajë me ata që vërtet kanë nevojë. /arbresh.info/