Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Cakaj i çoi Ramës në zyrë dorëheqjen, ky është reagimi i kryeministrit

    12/01/2019 | 18:32
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministri i ri i Jashtëm, Genti Cakaj, ende i padekretuar nga Presidenti Meta, i ka dorëzuar Kryeministrit Rama dorëheqjen e tij, ndërkohë ai mbetet në pozicionin e zv.ministrit të Jashtëm.

    Mësohet se dorëheqja i ka shkuar me shkrim kreut të qeverisë, i cili nga ana e tij nuk e ka pranuar.

    I arsimuar jashtë dhe i formuar me një tjetër kulturë komunikimi, Genti Cakaj mësohet se e ka marrë këtë vendim kur e ka parë veten në vorbullën e përplasjes së madhe politike, veçanërisht përplasjes Presidencë-kryeministri, ndërkohë që rreth emrit të tij ngriheshin shumë pikëpyetje dhe akuza.

    Asgjë nuk është bërë publike, ndërsa edhe dje palët kanë vijuar konfliktin rreth besueshmërisë së figurës së Cakajt.

    Kreu i PDS-së, Paskal Milo, tha një ditë më parë se Gent Cakaj kishte dhënë dorëheqjen.

    “Unë personalisht mendoj që me gjithë respektin që kam për ministrin Bushati, mendoj që vendimi i Ramës për ta larguar nga qeveria është përfundimtar. Besoj që nuk do të jetë më pjesë e qeverisë. Sa i përket zëvendësimit të zotit Bushati, unë do t’ju them që opsionet mund të jenë dy-tri. Me sa jam në dijeni, zoti Cakaj i ka dorëzuar sot dorëheqjen Kryeministrit. Dorëheqja sipas informacionit që kam unë, është e parevokueshme në rastin kur zoti Cakaj do mbesë në pozitën e zv.ministrit të Jashtëm”, është shprehur Milo.

    Dy ditë më parë, shefi i kabinetit të Presidentit, Arben Cici, ka zbardhur takimin mes Presidentit Meta dhe Kryeministrit Rama për kandidaturën e ministrit të Jashtëm. “Gjatë bisedës që Presidenti Meta ka bërë me Kryeministrin Rama ditën e premte për të qartësuar pozicionin e tij në raport me zotin Cakaj, Presidenti i Republikës i ka propozuar Kryeministrit që, meqenëse zoti Cakaj pretendohet se është kaq i shkolluar dhe lexuar, mund ta vendosni ministër të Kulturës apo çdo lloj ministri tjetër, por në këto kushte që ndodhemi ne nuk kemi luksin të bëjmë eksperimente as edhe një çast për të vendosur një njeri si zoti Cakaj në pozicionin e ministrit të Punëve të Jashtme”, deklaroi shefi i kabinetit, Arben Cici./Panorama

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Arrestohen dy persona dhe sekuestrohen katër armë zjarri në Prishtinë
    • 93 aksidente për një ditë në Kosovë
    • Vushtrri: Po transportohej drejt gjykatës, i dyshuari kanos zyrtarin policor
    • Haradinaj: Albin Kurti, iu ka nënshtruar komunitetit jo-serb, por po “peshkon” edhe tek deputetët e PDK e LDK
    • Moti për vikend: Vranësirat shpërndahen të shtunën, më shumë diell të dielën
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.