Kur po diskutohet për një marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e ShBA-së, po dalin në opinion edhe ide të ndryshme për ndarjen e Kosovës, të cilat bazën e kanë në iden e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim kiufijsh.
I fundit me një ide të çuditshme ka dalë gazetari Berat Buzhala, ish deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, i cili ka propozuar që ndarja e Kosovës të bëhet me një vijë kufitare në Vushtrri, që nënkupton se komplet qyteti i Mitrovicës të mbetet me Serbi.
“Ne fakt ndoshta ish kane mire edhe Mitrovica e Jugut me mbete andej. Le te vjen deri ne Vushtrri kufin”, ka shkruar Buzhala në Facebook.