Asllan Hajra, vëllai i këngëtarit të njohur mitrovicas Luan Hajra, u bë i njohur pasi u shfaq në një video në Emergjencën e QKUK-së teksa lëngonte nga dhimbjet.
Pasi rasti i tij u sqarua edhe nga stafi i spitalit, Asllan Hajra u shfaq tërësisht i shëndetshëm në qyetin e tij.
Asllani është fotografuar teksa ushqente pëllumbat që qëndrojnë në sheshin kryesor të Mitrovicës.
Qytetarët e kanë njohur dhe kanë kapur gjestin e tij të urtë ndaj shpendëve.
Ndryshe, për Asllanin, QKUK-ja ishte arsyetuar se pamjet e publikuara ishin pasi ai u trajtua dhe po priste familjarët për të marrë nga Emergjenca.