Zvonko Veselinoviq, biznesmen kundërthënës nga veriu i Kosovës është dënuar sot në Pirot (Serbi) me dy vjet burgimm për shkak të nxjerrjes së paligjshme të zhavorrit. Kumbara i tij, Milan Radoiçiq, është liruar nga aktakuza, pasi, siç ka thënë gjykatësi Bojan Antiq , nuk ka pasur dëshmi të ketë marrë pjesë në këtë punë, përcjell portali krik.
Pos Veselinoviqit, me nga dy vjet e gjysmë janë dënuar edhe Goran Makragiq dhe Ivan Stamenoviq.
Për të parë videon, klikoni këtu: VIDEO
Në shpalljen e aktgjykimit ka marrë pjesë vetëm Stamenoviq, transmeton Koha.net.
Gjykatësi Bojan Antiq në arsyetimin e vet ka thënë se për marrjen e këtij vendimi më së shumti ka ndikuar përgjimi i bisedave në të cilat janë dëgjuar kontrata lidhur me këtë punë, transmeton Koha.net. Sipas fjalëve të tij, ka parashenja që Radoiçiqi të jetë përzier, por nuk ka pasur dëshmi që të dënohet.
Aktgjykimi nuk është fuqiplotë pasi për të duhet të vendosë Gjykata e Apelit.